KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, krim në familje, gardisti vret gruan me armën e punës
Gradisti vret bashkëshorten

Tiranë, krim në familje, gardisti vret gruan me armën e punës

Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm, ku një tjetër krim goditi një tjetër familje. Ka qenë ora 06:00 e mëngjesit kur në familjen Arapaj, në zonën e Alliasit, burri ka vrarë gruan. Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur, se Alket Arapaj 44-vjeç, punonjës në Gardën e Republikës, ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit bashkëshorten, Ervilma Seferaj 36-vjeçare. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën duke qarë. Pas ngjarjes, 44-vjeçari është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë. Sipas fqinjëve, çifti Arapaj nuk njihej për probleme, ndërsa ishin praktikantë të fesë islame.

Grupi hetimor ka nisur zbardhjen e ngjarjes, por deri tani, ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Çifti ka një fëmijë, ndërsa nuk dihet se për çfarë ka qenë konflikti në familje që solli edhe ngjarjen e rëndë.

Sipas statistikave vetëm në 40 ditët e para të këtij viti janë shënuar gjashtë viktima nga Vlora, në Ballsh dhe Tiranë.

Sicred