KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, kreditë e buta/ Me 16 prill çelet faza e parë e aplikimeve

Tiranë, kreditë e buta/ Me 16 prill çelet faza e parë e aplikimeve

Bashkia e Tiranes çel me 16 prill fazën e parë të aplikimit për të përfituar kredi të butë. Ndryshe nga vitin e shkuar në fazën e parë të interesuarit duhet të plotësojnë vetëm formularin e strehimit në njësitë administrative, ku duhet të paraqiten me kartë identiteti dhe çertifikatë familjare. Vetëm ata që do të plotësojnë kriteret, do të kalojnë në fazën e dytë, ku do t’i duhet të plotësojnë dokumentacionin. Përmes këtij programi të strehimit, Bashkia e Tiranës mbulon masën e interesit mbi 3% për një hark kohor 20 vjeçar. “Qytetarët janë të lirë të krijojnë një tjetër marrëdhënie me bankën përtej angazhimit tonë prej 20 vitesh nëse ata do të duhen ta shtrijnë më shumë në kohë. Meqënëse afati është 20 vjet pritshmëria është që interesat në tregun imobiliar dhe të kredive të ndryshojnë me kalimin e viteve. Ajo që bëjmë ne është të mbrojmë këtë kategori familjesh nga çfarë do lloj ndryshimi që mund ti ndodhi duke qënë se ne paguajmë mbi 3%-shin që paguan familja” tha Drejtorja e Përgjithshme e Strehimit në Bashkinë Tiranë Anisa Ruseti. Familjet që janë përzgjedhur si përfituese vitin e kaluar, por nuk e kanë përfunduar proçedurën, përjashtohen këtë vit nga e drejta për të aplikuar. Prioritet vijojnë të mbeten çiftet e reja me moshë totale 70 vjeç dhe familjet dhe ato që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuar, ndonëse pagesa e këtyre të fundit nuk do të llogaritet si pjesë e të ardhurave familjare. “Familja duhet të jetë koshiente që pagesa që shkon në nivel personi nuk do ti llogaritet për nivel të ardhurash për këtë lloj programi”. Këtë vit bashkia e Tiranes do të lehtësoje masën e interesit për rreth 500 familje, të cilat duhet të kenë të ardhura mujore brenda kufirit të përcaktuar. Familjet me 1-2 persona duhet të kenë të ardhura mujore 53 mijë lekë në 97 mijë lekë/muaj.

 

Sicred