KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, konferencë kombëtare për krimin mjedisor

Tiranë, konferencë kombëtare për krimin mjedisor

Krimi mjedisor është një fushë e rëndësishme, dhe Shqipëria ka nevojë për mbështetje dhe për përmirësime keshtu u shpreh ambasadori i OSBE-së në Tirane, Boshard gjatë fjalës së tij, në Konferencën kombëtare për krimin mjedisor. Deri tani janë organizuar veprimtari sipas Boshard në këtë fushë, por sërish gjurmët e krimit mjedisor janë të dukshme anembanë vendit.

“Ka nevojë të forcohet i tërë zinxhiri inspektorat-polici-prokurori-gjykata dhe se kjo është një çështje tek e cila duhet të përqendrohet puna e këtij grup pune ndërinstitucional. Krimi mjedisor është shpeshherë i mirëorganizuar dhe i sofistikuar dhe lufta ndaj tij kërkon burime të mjaftueshme, bashkëpunim institucional dhe ndryshime legjislative, përfshirë ndryshime në kodin penal”-tha Boshard.

Ministri i mjedisit Klosi, kërkoi që krimi mjedisor të jetë pjesë e kodit penal, gjithashtu, kërkoi edhe më shumë nga qytetarët .

Në vitin 2016, rezultojnë se vetëm 216 çështje te krimit mjedisor të denoncuar në Prokurori, nga të cilat vetëm 45 janë dërguar në gjykatë. Nga ato, gjykata ka dhënë dënime vetëm në 32 raste.

Sicred