KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Konferenca rajonale e Shërbimeve Publike në Ballkanin Perëndimor

Tiranë: Konferenca rajonale e Shërbimeve Publike në Ballkanin Perëndimor

Diskutime intensive në nivel politikëbërës dhe menaxherial, mblodhen në një panel katër ministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Milena Harito, Ministre Shteti Për Inovacionin Dhe Administratën Publike, Anj. Marta Arsovska Tomovska Minister Për Shoqërinë e Informacionit Dhe Administratën e Maqedonisë, Znj. Ana Brnabic Ministre e Adm Publike dhe qeverisjes lokale Serbi, dhe Suzana Pribilovic Ministre e Administrates Publike te malit te Zi. Ministrja Harito ka vënë theksin në rëndësinë e reformes në administratë në kuadër të implementimin të të gjitha reformave të tjera në vend: “Administrata publike është një prej prioriteteve të integrimit europian sepse është ajo që mbështetet të gjitha reformat e tjera por gjithashtu është edhe një detyrim për atë çka ne ju ofrojmë qytetarëve tanë”. Gjithashtu Ministrja u ndal në ndërlidhjen rajonale dixhitale, apo ndërtimin e autostradave të shekullit të 21, në kuadër të proçesit të Berlinit. “Bashkëpunimi shtrihet edhe në fusha të tjera. Në proçesin e Berlinit është folur shumë për Interkonjuktivitetin. Ne kemi punuar shumë dhe unë përsëri duhet të falenderoj homologet e mija për Interkonjuktivitetin dixhital, për ato që mund të quhen autostradat e shekullit 21 dhe për kto kemi punuar veçanërisht edhe e këshillin rajonal i cili ndodhet në Bosnje” theksoi më tej Ministrja Harito. Ky aktivitet i organizuar nga RESPA – Shkolla rajonale e Administrates publike, e financuar nga Komisioni Europian vuri theksin në rëndësinë e dhënë në proçesin e integrimit, reformes në administratën publike e Shqipëria është konsideruar një model suksesi.

Sicred