KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tiranë, Këshilli Bashkiak përgjysmon taksën e infrastrukturës
Tiranë, Këshilli Bashkiak përgjysmon taksën e infrastrukturës

Tiranë, Këshilli Bashkiak përgjysmon taksën e infrastrukturës

Taksa e infrastrukturës për ndërtimet e destinuara për ambjente zyrash në qendër të Tiranës përgjysmohet, duke zbritur në 4 përqind të vlerës së shitjes. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ai synon të nxiti ndërtimet shumëkatëshe që do të përdoren si zyra edhe në zona të reja zhvillimore. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo politikë nuk aplikohet për rastet kur ambjentet ndërrojnë destinacion nga zyra në apartamente banimi. Bulevardi i Ri, zgjatimi i bulevardit “Zogu i Parë” dhe Rruga e Elbasanit janë dy zonat ku do të aplikohet kjo taksë e diferencuar. Prej saj do të përfitojnë kryesisht investitoët e mëdhenj, që do të ndërtojnë godina shumëkatëshe. Me këtë vendim taksa e ndikimit në infrastrukturë barazohet me atë të hoteleve me 5yje.

Sicred