KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, KBR organizon konferencën rajonale për politikat integruese për romët
Tiranë, KBR organizon koferencën rajonale për politikat integruese për romët

Tiranë, KBR organizon konferencën rajonale për politikat integruese për romët

Konferenca Rajonale mbi Plotësimin e Mangësive të Buxhetit në Politikat e Integrimit të Romëve, organizuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale filloi të premten në Tiranë diskutimet për sfidat e koordinimit, monitorimit dhe zbatimit të politikave integruese për romët.
“Rajoni ka nevojë për investime të koordinuara për të ulur shpenzimet sociale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi që 30-50% e planeve të miratuara të veprimit të romëve në të gjithë rajonin mbështeten në fonde të donatorëve. Një koordinim i mirë nga donatorët dhe shpenzimi me efektivitet i parave. është me rëndësi të jashtëzakonshme “, tha në hapje të konferencës sekretari i përgjithshëm i RCC, Goran Svilanoviç.
Svilanoviç kujtoi se anketa e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Balkan Barometer (BB) tregoi se qytetarët e rajonit e shohin punësimin dhe situatën ekonomike si shqetësimet e tyre kryesore.
“Beteja ndaj paragjykimeve dhe diskriminit ndaj komunitetit rom kërkon angazhim të fortë dhe kuptim të thellë të rrënjëve të problemit. Sipas BB, 16% e bizneseve në rajon nuk marrin në punë romë pavarësisht nga kualifikimet e tyre, ndërsa 19% nuk duan të punësojnë romë. Përveç kësaj, gati 55 përqind e punëdhënësve mendojnë se punësimi i romëve do të kishte ndikim negativ në shitjen e mallrave dhe shërbimeve dhe në atmosferën e punës në kompani. Këto pikëpamje dhe qëndrime midis punëdhënësve duhet të sfidohen, “shtoi ai.
Ministrja shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi se është koha për integrimin e plotë të romëve dhe egjiptianëve në shoqëri. Ajo shtoi se ekziston një plan veprimi kombëtar në këtë drejtim, duke përfshirë veprime konkrete në shërbim të integrimit, veçanërisht të fokusuar në strehimin dhe punësimin, duke theksuar se 55% e këtyre masave janë duke u financuar nga buxheti dhe 45% nga donatorët.
“Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi koordinim në zbatimin e politikave tona kur bëhet fjalë për integrimin e pakicave, sidomos bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, gjë që është vendimtare. Ne synojmë të bëhemi një model në bashkëpunimin rajonal në këtë fushë” tha zonja Manastirliu.
Përfaqësuesit e qeverive të rajonit dhe donatorëve pritet të identifikojnë programet që nuk mund të financohen plotësisht nga buxhetet kombëtare.
Mila Carovska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës ish Jugosllave të Maqedonisë theksoi se përfshirja përbën një vlerë të shtuar për shoqërinë e tyre dhe ka hapësirë ​​për përmirësim në planifikimin e buxhetit drejt këtij qëllimi.” Strehimi është çështja më e madhe në ekonominë tonë dhe buxheti për këtë fushë duhet të dyfishohet. Në vitin 2018, Ministria do të punojë me Bankën Botërore për reformën e sistemit të mbrojtjes sociale për të bërë shpërndarje më të mirë të fondeve që synojnë uljen e varfërisë, jo vetëm për minoritetet, por për të gjithë qytetarët e tjerë në ekonominë tonë që përballen me këtë problem ” tha zonja Carovska.
Integrimi Romëve 2020 i KBR u ofron qeverive mbështetje teknike për të integrimin e romëve në politikat dhe reformat publike, dhe për të siguruar buxhetin e duhur për të arritur qëllimet e përcaktuara në strategjitë dhe planet e veprimit të romëve. Progres i rëndësishëm është arritur kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal dhe monitorim të strukturuar të procesit të integrimit të romëve.
Konferenca mblodhi qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, organizatat aktive të donatorëve në rajon, institucionet financiare dhe nismat rajonale. Folëset e Konferencës gjithashtu përfshinë Nenad Ivaniševiç, Sekretar Shtetëror në Kabinetin e Zëvendës Kryeministrit të Serbisë, Predrag Joviç, zëvendësministër i të Drejtave të Njeriut dhe Refugjatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës; dhe Stephen Stork, Shefi i Operacionit I – Drejtësia, Çështjet e Brendshme dhe Reforma e Administratës Publike në Delegacionin e BE-së në Shqipëri.

Sicred