KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Fenomeni i lypjes vazhdon të mbetet shqetësues

Tiranë: Fenomeni i lypjes vazhdon të mbetet shqetësues

Shumë prej fëmijëve të komunitetit Rom e Egjiptian detyrohen të kërkojnë lëmoshë në rrugët e Tiranës për shkak të situatës së rëndë ekonomike dhe sociale që përjetojnë familjet e tyre. Një pjesë detyrohen të dalin në rrugë nga prindërit, por nuk mungojnë edhe ato raste kur mbrapa këtyre fëmijëve qëndrojnë individë të tjerë që luajnë rolin e tutori, të cilët nuk hezitojnë ti shfrytëzojnë për arsye të përfitimit material.

Senada 14 vjeçe është një prej vajzave të shumta që banorët e rrugës së Elbasanit në kryeqytet e rastisin shpesh. Ajo na rrëfen se është pjestare e një familje të madhe prej 17 vetash e që sëbashku me vëllezërit detyrohet të lyp për të siguruar jetesën.

Por fëmijë që lypin mund të shikosh në të gjitha rrugët kryesore të Tiranës. Edhe pse prej vitesh reklamohen numra telefoni ku qytetarët mund të denoncojnë rastet e këtyre fëmijëve që shohin çdo ditë rrugëve duket se ato nuk funksionojnë. Në prani të kameras në i kemi telefonuar sot njërit prej këtyre numrave.

Sicred