KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, do të ndërtohen 5 shkolla të reja me konçesion
Berat, "Shkolla ime, Shkolla jote"

Tiranë, do të ndërtohen 5 shkolla të reja me konçesion

5 shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit deri në 2019-ën. Ato do të ndërtohen me konçesion dhe fondi limit është parashikuar afro 1 miliard e 940 milion lekë, të financuara nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit. Bashkia e kryeqytetit ka shpallur tenderin për 5 objektet arsimore, 3 në njësinë administrative 11 dhe 2 në njësinë 9. Procedura e përzgjedhjes së konçesionarit do të mbyllet në fund të këtij viti. Kompania konçesionare, që do të shpallet fituese, duhet të ndërtojë dhe të vendosë në punë 5 objektet arsimore brenda 18 muajsh nga nënshkrimi i kontratës. Ndërsa detyrimi ndaj saj do të shlyhet në harkun e 7 viteve me një interes vjetor 6.28% në vit. Po ashtu konçesionari duhet të garantojë edhe mirëmbajtjen e objekteve për 7 vite. Ndonëse këtë vit kryeqytetit ju shtuan 3 shkolla të reja, në disa insitucione arsimore vijon mësimi me dy turne. Duket se Bashkia e Tiranës ka gjetur si mënyrë për të ndërtuar shpejt shkollat e reja, dhënien e tyre me konçension.

Sicred