KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Devijohet trafiku për shkak të punimeve në sheshin Skënderbej

Tiranë: Devijohet trafiku për shkak të punimeve në sheshin Skënderbej

Projekti për rehabilitimin e sheshit Skënderbej hyn në fazën e dytë. Bashkia e Tiranës njofton se për këtë arsye nga e shtuna e 17 dhjetorit qarkullimi i automjeteve që vijnë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të devijohet djathtas në rrugën “Abdi Toptani”, pasi segmenti para godinës së Bashkisë së Tiranës do të jetë i bllokuar.
Edhe qarkullimi i mjeteve të transportit urban në Sheshin “Skënderbej” do të devijohet vetëm djathtas në rrugën “Abdi Toptani”.
Segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për automjetet dhe motomjetet, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

Ndryshime do të ketë edhe në stacionimin e mjeteve të trasportit urban qytetas në zonën e qendrës.

Sicred