KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, Çavushoglu nderohet me “Doctor Honoris Causa”, Meta vlerëson marrëdhëniet me Turqinë
Tiranë, Çavushoglu nderohet me “Doctor Honoris Causa”, Meta vlerëson marrëdhëniet me Turqinë

Tiranë, Çavushoglu nderohet me “Doctor Honoris Causa”, Meta vlerëson marrëdhëniet me Turqinë

Presidenti shqiptar Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e vlerësimit të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavushoglu me çmimin “Doctor Honoris Causa”, të organizuar nga Universiteti “Mehmet Akif Ersoy”, në bashkëpunim me Fondacionin Maarif dhe Universitetin e Tiranës.
Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e z. Çavushoglu dhe e cilësoi këtë iniciativë si shprehje të nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve. Gjithashtu, Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria dhe Turqia zhvillojnë marrëdhënie të partneritetit strategjik dhe intensiv në të gjitha fushat e bashkëpunimit, nga ato të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, e deri tek bashkëpunimi në fushat më delikate, ato të sigurisë. “Jam i bindur se falë, veçanërisht këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera dhe lidhjeve ndër-njerëzore, e ardhmja miqësore dhe vëllazërore e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të jetë edhe më fortë, edhe më e sigurt, edhe më e qëndrueshme” tha zoti Meta.

Sicred