KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, Basha pret Osmanin
Tiranë, Basha pret Osmanin

Tiranë, Basha pret Osmanin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur të mërkurën në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Bujar Osmani. Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin për arritjet e fundit në vendin fqinj në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, siç është ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Zoti Basha tha se kjo është shenjë e emancipimit të politikës e shoqërisë maqedonase dhe meritë e punës dhe unifikimit të faktorit shqiptar atje. Ai e siguroi zëvendëskryeministrin Osmani për mbështetjen e Partisë Demokratike në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO. Duke u ndalur në procesin e integrimit europian, zoti Basha tha se sfidat kryesore mbeten përmbushja e kritereve bazë të Kopenhagenit, siç janë zgjedhjet e lira dhe drejtësia e pavarur. Për Shqipërinë rëndësi parësore ka mposhtja e krimit të organizuar me lidhje qeveritare, theksoi kreu i PD, duke shtar se ai është kthyer në kërcënimin kryesor për demokracinë dhe pengesë për avancimin e vendit drejt Europës. Zoti Basha tha se Partia Demokratike është e vendosur të punojë për përmbushjen e objektivit për Shqipërinë Europiane dhe integrimin euroatlantik të gjithë rajonit.

Sicred