KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, Asambleja e EBU në ditën e dytë të punimeve, pritet zgjedhja e presidentit të ri
Tiranë, Asambleja e EBU në ditën e dytë të punimeve, pritet zgjedhja e presidentit të ri

Tiranë, Asambleja e EBU në ditën e dytë të punimeve, pritet zgjedhja e presidentit të ri

Asambleja e 80-të e Përgjithshme e EBU nisi punimet e ditës së dytë në Tiranë. Sot, përfaqësuesit e lartë të Bashkimit të Transmetuesve Europianë do të zgjedhin presidentin e ri të EBU-se dhe zv.presidentin. Mandati i tyre është dy vjeçar.
Në çelje të punimeve të ditës së dytë, presidenti aktual Jean Paul Philippot, tha se “40 vite më parë,  EBU kishte një president 3 zv.presidentë dhe një sekretar të përgjithshëm. Por më vonë u ndryshua, u krijua një bord ekzekutiv për ti dhënë diversitet drejtimit të EBU së. U vendos të krijohej një post i drejtorit të përgjithshëm të EBU së. Me këtë ndryshim ne patëm sukses, vit pas viti” tha ai.
Me pas zoti Philippot bëri të ditur se ka dy kandidatura shume te mira për drejtimin e EBU. Kandidati për president ka ardhur nga BBC dhe ai për zv.president nga TV francez.

Sicred