KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tiranë, AKU bllokon 1.2 ton produkte blegtorale në Tregun Agroushqimor
Tiranë, AKU bllokon 1.2 ton produkte blegtorale në Tregun Agroushqimor

Tiranë, AKU bllokon 1.2 ton produkte blegtorale në Tregun Agroushqimor

Gjatë një kontrolli në Tregun Agroushqimor në Tiranë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej afro 1.2 ton djathë të bardhë lope, djathë kaçkavall dhe gjizë në subjektin në pronësi të shtetasit, Maringlen Zenelaj. Nga kontrolli ka rezultuar se produktet djathë i bardhë dhe një sasi gjize ishin pa etiketë dhe në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë. Për këto gjetje trupa inspektuese e AKU-së, ka marrë mostra për analiza, ku tre nga katër këto produkte të bulmetit rezultuan mbi ngarkesën e lejuar mikrobiologjike. Për mungesë të etiketës dhe gjurmueshmërisë, dhe tregtim të produkteve të pasigurta në treg, AKU-ja mori masën administrative me gjobë me vlerën e 500 mijë lekë si dhe bllokimi i produkteve të bulmetit.
Ndërkohë nga trupa inspektuese e AKU-së po merr masat për asgjësimin e këtyre produkteve, sipas mënyrave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, për mbrojtjen e mjedisit nga operatori i biznesit ushqimor që ka kryer shkeljen.

Sicred