KRYEFAQJA » LAJME » ADISA: 118 00-në dy muaj, 2000 qytetarë informacion për shërbimet publike që ofrohen në sportele

ADISA: 118 00-në dy muaj, 2000 qytetarë informacion për shërbimet publike që ofrohen në sportele

1743 telefonata që nga hapja e qendrës së shërbimit të informimit nga ADISA në Tetor të këtij viti, ku dominojnë kërkesat për Zyrën e rregjistrimit të pasurive të patundshme, pasuar nga ato që lidhen me gjendjen civile apo të drejtorisë së transportit rrugor. Krahas kontrollit të standarteve të ofruara, ndërgjegjësimi i popullatës është një nga politikat e rëndësishme për ADISA.

” Është prodhuar një spot publicitar që ka filluar të shfaqet në të gjitha televizionet kombëtare.Perveç kësaj janë prodhuar fletpalosje të cilat janë shpërndarë në institucionet të cilat janë të përfshira.Një gjë tjëtër është në të gjitha qendrat e integruara në Kavajë kryesisht dhe në Tiranë janë vendosur tabela ku janë të afishuara numri i telefonit 11800″ sqaroi Anila Lleshi, shefe e standarteve të shërbimeve publike në këtë institucion.

Por nuk mbaron këtu. 10 institucioneve me 420 shërbime së shpejti do t`u bashkangjiten edhe institucione të tjera.

“Kërkohet informacion edhe për institucionet e tjera dhe ka filluar puna për 6 institucione të tjera që janë shërbimi kombëtar i punësimit,shërbimi social shtetëror, drejtoria e tatimeve, përmbarimi dhe agjensia e mbikqyrjes së falimentit” tha Anila Lleshi.

Në statistikat e përpunuara, vihen re që ka pasur adresim të ankesave të qytetarëve. Çfarë duhet të dije çdokush që kërkon përmirësim të shërbimit: “Qytetari mund të adresohet tek zyrat tona të integruara te dedikuar për ankesa.Dhe më pas këto ankesa dërgohen në institucionin përkatës i cili ka për detyrimin ligjor të japë një përgjigje brenda 10 ditëve” tha më tej Zonja Lleshi.

Shërbimi i Informimit operon 14 orë në 6 ditë të javës nga ora 07 – 21.00 me informacion të standartizuar nga Staf i trajnuar për të komunikuar dhe ofruar asistencën e plotë për marrjen e shërbimeve publike.