KRYEFAQJA » LAJME » Tirana-Shkupit: Përshpejtoni ligjin për përdorimin e gjuhëve

Tirana-Shkupit: Përshpejtoni ligjin për përdorimin e gjuhëve

Tirana zyrtare ka kërkuar përshpejtimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka theksuar këtë në një takim me Ministrin Përgjegjës për Investimet e Huaja të Maqedonisë Ramiz Merko, në prag të mbajtjes se mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive. Duke vlerësuar rolin konstruktiv të faktorit politik shqiptar në qeverinë e re, si edhe kontributin e vazhdueshëm europianizues i popullsisë shqiptare ndaj interesave të vendit, të dy ministrat ngritën nevojën e përshpejtimit të “Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve” dhe të gjitha hapave të tjerë ligjorë brenda Planit 3-6-9. Siç është bërë e ditur qasjet e parashikuara në këto hapa i shërbejnë forcimit të kohezionit social dhe arritjes së barazisë ndëretnike, të cilat janë parakusht për avancimin e perspektivës euroatlantike të Maqedonisë.
Të dy ministrat bëhet e ditur të kenë biseduar dhe në kornizat e objektivave të mbledhjes mes dy qeverive me fokus rritjen e bashkëpunimit ekonomik e sidomos mënyrat për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin ekzistues ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë. Përparësitë prekin nxitjen e projekteve infrastrukturore dhe energjitike, përforcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, me impakt në aksin zhvillimor mes dy vendeve dhe ndërlidhjen e rajonit.

Sicred