KRYEFAQJA » LAJME » Tirana, qyteti parë shqiptar me bileta elektronike
Tirana, qyteti parë shqiptar me bileta elektronike

Tirana, qyteti parë shqiptar me bileta elektronike

Tirana do të jetë shumë shpejt qyteti i parë në Shqipëri ku do të përdoren biletat elektronike në autobuzët urbanë. Në mbledhjen javore të së mërkurës qeveria i kaloi Bashkisë së Tiranës të drejtën për emetimin e biletave të linjës së autobusëve urbanë. Lajmin e ka shpërndarë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Velaj gjatë një takimi me përfaqësues të transportit urban. “Nuk do ketë më fatorino dhe shkëmbim biletash në mënyrë fizike” tha zoti Veliaj. Ai tha se “shumë shpejt do bëjmë integrim me aplikacionin “Tirana ime” dhe tabelën elektronike në çdo stacion autobusi që qoftë ai që pret, apo del nga shtëpia ta dijë ekzaktësisht ku është autobusi duke e parë në GPS”. Sipas zotit Veliaj “Ka qenë proçes shumë i gjatë, për 25 vite ka qenë monopol i qeverisjes qëndrore. Monopoli thyhet sot. Tiranë do jetë qyteti i parë dhe bashkia e parë në Shqipëri që do kalojë në njjë sistem elektronik”. Një ditë më parë zoti Veliaj bëri të ditur hyrjen në fuqi të parkimit në mënyrë elektronike.

Sicred