KRYEFAQJA » LAJME » Tirana përkujton 105 vjetorin e pavarësisë
Tirana përkujton 105 vjetorin e pavarësisë

Tirana përkujton 105 vjetorin e pavarësisë

Tirana përkujtoi sot 105 vjetorin e ngritjes së flamurit, ditë kur patriotët Refik dhe Hamit Toptani, i’u bashkuan arkitektit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit, në projektin që solli lindjen e shtetit shqiptar.
Në sheshin para selisë së sotme të kuvendit , aty ku 105 vite më parë burra dhe gra patriote tiranase ngritën flamurin tonë kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe zyrtarë të tjerë vendosën kurora me lule në monumentin që simbolizon këtë moment historik për qytetin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi qytetarët e Tiranës për festën e pavarësisë, duke theksuar se ky akt i atdhetarëve tiranas 105 vite më parë tregoi se Tirana ka qenë gjithmonë një qytet pararojë.
Kryebashkiaku Erjon Veliaj u shpreh gjithashtu, se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të kuptuar se, ashtu si patriotë të qytetit të Tiranës 105 vite më parë morën përsipër të shpallnin pavarësinë, ashtu edhe sot qytetarë të saj duhet të shërbejnë për ta çuar kryeqytetin akoma më përpara në betejat e tjera me të cilat përballet sot njerëzimi, siç është varfëria.

Sicred