KRYEFAQJA » LAJME » Tirana pa çadrën e protestës

Tirana pa çadrën e protestës

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” më në fund është hapur. Pas çmontimit të çadrës gjatë natës, mëngjesi i sotëm ishte kaq i pastër nga çdo shenjë proteste. Sikur mos kishte pasur asnjëherë çadër proteste, e cila qëndroi jo pak, por 3 muaj, e sikur mos kishte ndodhur asgjë. Automjetet kalojnë tashmë lirisht aty nga të dy anët. Por edhe qytetarët e Tiranës duken më të lirë në trotuare. Grupet e turistëve gjithashtu përshkrojnë bulevardin pa e përthyer vështrimin nga njëra anë në tjetrën, të cilin ua pengonte disi çadra. Policët menaxhojnë trafikun e ripërtërirë, madje shpërfaqen edhe më zotërues të kontrollit të qetësisë së këtij bulevardi. Ja dhe autobusi i linjës së Tiranës së Re, që tradicionalisht përshkruante bulevardin, por që për 3 muaj që i detyruar të kalonte mespërmes ish-Bllokut. iu rikthye linjës së tij. Menjëherë kanë dalë edhe pastrueset e Kryeministrisë dhe Kuvendit, që sot ose kosisin barin, ose lajnë fasadat, ndërsa punonjësit e bashkisë i kanë dërguar që të pastrojnë pusetat pranë vendit ku ishte cadra e protestës së opozitës, e që prej 3 muajsh nuk i zinin dot me dorë. Po qytetaret, si ndihen tashmë që protesta mori fund? “Ne jemi mësuar me atë rutinen me çadër, tani ta shohim besoj do ketë ndryshim.Shumë mirë që u hap pasi ajo sështë pronë private e disave, është e të gjithëve ne”.

Sicred