KRYEFAQJA » LAJME » “Tirana Olimpik Park”, drejt përfundimit
tirana-olimpik-park

“Tirana Olimpik Park”, drejt përfundimit

Një nga projektet madhore në shërbim të sportit në vend,”Tirana Olimpik Park”, është drejt përfundimit. Pallati i sportit, ka përfunduar në tërësi, ndërsa janë për t’u vendosur koshat e basketbollit dhe shtyllat e rrjetës së volejbollit. Drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sportit, Bledar Doçi, për Televizionin Shqipar tregon se çdo gjë është ndërtuar sipas projektit. Ndërsa është në përfundim e sipër edhe godina ku do të akomodohen federatat e shumësportit. Pallati i sportit do të mbajë rreth 1300 spektatorë. Në të do të luhen ndeshjet e volejbollit, basketbollit, hendbollit dhe futsallës.

Sicred