KRYEFAQJA » LAJME » Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e eliminon nga Kupa
Tirana, “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e eliminon nga Kupa

Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e eliminon nga Kupa

Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria Superiore luan të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 15-të dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur të javës, atë midis Teutës dhe Kukësit, që luhet të dielën pasdite, duke nisur nga ora 16:00. Ky është edhe takimi që ul siparin e kësaj jave, ndërsa më herët të dielën, Luftëtari përballet me Partizanin, në ndeshjen që luhet në Gjirokastër, duke nisur nga ora 13:00. Në fakt, do të nisë me një sfidë skajesh java e Kategorisë Superiore, pasi Lushnja e vendit të fundit do të sfidojë Skënderbeun kryesues në Stadiumin “Roza Haxhiu”, në takimin që nis në ora 13:00, ndërsa po në të njëjtën orë, Vllaznia dhe Kamza zbresin në tapetin e gjelbërt të Stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrën për t’u ndeshur me njëra-tjetrën. Takimi i fundit i së shtunës është ai midis Flamurtarit dhe Laçit, që luhet në Vlorë, duke nisur nga ora 16:00. Në prag të këtyre ndeshjeve, Skënderbeu kryeson i shkëputur renditjen, në kuotën e 31 pikëve, 6 më tepër sesa Flamurtari i vendit të dytë, ndërsa surpriza e këtij sezoni, Kamza, mban vendin e 3-të, me 23 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 22 dhe Laçi e Partizani, me nga 21 pikë secila.

Sicred