KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Tirana flet me gjuhën e xhazit ballkanik

Tirana flet me gjuhën e xhazit ballkanik

Jazz etno, fusion dhe elektro. Kjo do të jetë panorama e ditës ndërkombëtare të jazzit në Tiranë me 29 dhe 30 prill. Ballkani gjen skenë për performancat e bandave dhe muzikantëve më të mirë të jazzit që lëvrojnë këtë rrymë muzikore.
Gent Rushi, drejtor muzikor i Balkan Jazz Show Case thotë se aktiviteti organizohet nga Albanian Jazz Society në edicionin e tij të parë dhe mbledh në një organizim mbarëballkanik muzikantë xhezi nga pjesa më madhe e vendeve të Ballkanit. Aktiviteti lindi si nevojë pasi duke parë se në gjithë hapsirën ballkanike nuk ka patur një organizim të tillë, ishte e nevojshme një aktivitet i tillë.
Muzikanti Ermal Rodi tha se “Është një piknisje e mirë për të shkëmbyer eksperienca të vlefshme”.
Me pjesëmarrjen e grupeve të muzikës jazz nga vendet e Ballkanit: Bullgari, Greqi, Kosovë, Mal i Zi, Kroaci, Rumani, Serbi dhe Shqipëri, dita e fundit e kësaj jave do të sjelli një festival të vërtet muzikor të rrymës jazz, që performohet nga këto grupe të ndryshme.
Besim Petrela, drejtor i kulturës në Bashkinë e Tiranës tha se institucioni i tij e mbështet këtë aktivitet, pasi kemi të bëjmë me një muzikë që fatkeqësisht për shumë vite në Shqipëri ka qenë e mohuar.
Ky festival do të zhvillohet në ambientet e hotel Rogner ku përveç larmisë së propozimeve muzikore mbrëmjet do të jenë jo vetëm shijim i muzikës, por edhe degustim i selektuar verërash.

Sicred