KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Tirana feston 105 vjetorin e Pavarësisë

Tirana feston 105 vjetorin e Pavarësisë

Festimeve të 105 vjetorit të Pavarësisë i është bashkuar edhe Tirana. Për herë të parë, pas rehabilitimit të tij në sheshin Skënderbej u mbajt ceremonia simbolike e ngritjes së Flamurit. Kryebashkiaku Erion Veliaj bashkë me urimet për këtë ditë të shënuar, ftoi qytetarët t’i bashkohen aktiviteteve të Bashkisë. Më herët drejtues të institucioneve vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare, dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë. Rrugët kryesore të kryeqytetit janë stolisur kuq e zi me ngjyrat e flamurit, ndërsa bashkia ka lajmëruar se do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, të cilat do të kulmojnë nesër me natën e bardhë.

Sicred