KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » “Tirana Fan Zone” një tjetër “stadium” për botërorin e futbollit

“Tirana Fan Zone” një tjetër “stadium” për botërorin e futbollit

“Tirana Fan Zone” apo thënë ndryshe zona e tifozëve e ngritur në zemër të kryeqytetit, në Sheshin “Skënderbej”, ka përjetuar të martën në mbrëmje një sfidë emocionuese frankofone.
Sheshi ka qenë i mbushur plot me tifozë, shqiptarë dhe të huaj, që kishin ardhur për të ndjekur takimin e parë gjysmëfinal të Botërorit “Rusi 2018”, atë midis Francës dhe Belgjikës. Në fakt, tifozët e të dyja palëve kanë qenë të dallueshëm, pasi nuk kanë munguar edhe ngjyrat përkatëse. Emocionet sportdashësit e pranishëm në shesh kanë patur mundësi t’i përjetojnë vetëm nëpërmjet transmetimit të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që ndeshjen e së martës, ashtu sikundër atë të së mërkurës, por edhe dy sfidat e mëdha të së shtunës dhe të dielës, do të vijnë me koment të drejtpërdrejtë nga Rusia.
Entuziazmi nuk ka munguar nga të dyja palët, ashtu siç ishte rasti i këtyre tifozeve të flakta belge, të cilat besonin deri në fund në fitoren e skuadrës së tyre, pavarsisht se ajo nuk u materializua.
Edhe në kampin tjetër, besimi në fitore ka qenë i madh, sikundër e theksoi edhe ky tifoz francez, i cili vuri në dukje faktin se përfaqësuesja e bluve është me më tepër përvojë dhe kjo do të bëjë diferencën në fund.
Natyrisht, mbrëmja ka qenë e ndezur dhe e tillë premton të jetë gjithë kjo javë e mbushur me emocionet e Botërorit.

Sicred