KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tirana 2015-2017, Çfarë ka ndodhur me taksat dhe tarifat?
Tirana 2015-2017, Çfarë ka ndodhur me taksat dhe tarifat?

Tirana 2015-2017, Çfarë ka ndodhur me taksat dhe tarifat?

Burimet financiare të disponueshme në Bashkinë e Tiranës ndoqën prirje rritëse në tre vitet e fundit. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, në vitin 2017, burimet e disponueshme ishin rreth 16.7 miliardë lekë, në rritje me rreth 16.2% në terma vjetorë. Përcaktuese në këtë rritje ka qënë rritja e të ardhurave nga burime vendore (+43.7% krahasuar me një vit më parë).

Rritja e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa mbi pasuritë e paluajtshme kontribuan pozitivisht në ecurinë e përgjithshme të të ardhurave vendore. Kështu nga rreth 600 milionë lekë që grumbulloheshin nga taksa e infrastrukturës në vitin 2015m tre vite më vonë kjo taksë është rritur me më shumë se 500 %m duke arritur në 2017 në rreth 3m5 ,miliardë lekë të rinj. Treguesi taksa të tjera, ku përfshihen edhe gjobat, po ashtu shënon rritje nga 245 milionë lekë në 1,13 miliardë lekë. Dyfishim ka edhe në tarifat administrative. Ndikim në prirjen rritëse të tre viteve të fundit, sidomos në shpenzime kanë dhënë edhe transfertat ndërqeveritare, të kushtëzuara, duke u rritur me rreth 2 miliardë lekë më shumë nga viti 2015 në vitin 2017.

Rritja e taksave dhe tarifave është shoqëruar edhe më rritjen e shpejtë të shpenzimeve. Shpenzimet për transportin publik, rrugët rurale, infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit etj, përfaqësuan rreth 25.1% të shpenzimeve totale në tre vitet në analizë. Në vitin 2017, shpenzimet për këtë funksion shënuan rritje me rreth 18.6% në terma vjetorë. Me ndarjen e re administrative Tiranë përfshin 14 njësi administrative dhe ka një popullsi, sipas rregjistrit të gjendjes civile, prej 757 mijë banorësh.

Sicred