KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Tinguj dhe monumente”, kuarteti i RTSH mbërrin në Berat
“Tinguj dhe monumente”, kuarteti i RTSH mbërrin në Berat

“Tinguj dhe monumente”, kuarteti i RTSH mbërrin në Berat

Tingujt e muzikës instrumentale janë bashkuar mbrëmjen e së mërkurës me pamjen e lagjes muzeale “Mangalem” në qytetin e Beratit. Kuarteti i harqeve, pjesë e Orkestrës Sinfonike i RTSH kanë interpretuar për qytetarët e qytetit muze në pedonalen e tij, duke bërë pjesë të këtij eventi kulturor dhe qytetin e një mbi një dritareve. Fal projektit të Ministrisë së Kulturës “Tinguj dhe Monumente” Berati është bërë pjesë e rrugëtimit artistik pas Tiranës dhe Pogradecit. Kuarteti i përbërë nga Jadvina Vani dhe Alma Shehaj në violinë, Albana Meneri në violë, sëbashku me violiçelistin e njohur shqiptar, Gëzim Belegu, pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, intrepretuan në Berat pjesë të njohura të muzikës botërore dhe asaj shqiptare. Në zemër të qytetit dhe me sfond lagjen më me vlera atë “Mangalem” artsitët interpertuan për gati një orë pjesë të zgjedhura nga Moxart, Shtraus, Çajkovski, Dizdari, etj.
“E ku tjetër mund të shkonte kaq bukur muzika instrumentale, që u bashkua me pamjen e mrekulleshme, dashurinë e qytetarëve për artin”, u shpreh Gëzim Belegu në lidhje me këtë koncert. “Pasi interpertuam për publikun kryeqytetas tek “Reja” në Tiranë dhe në Pogradec, ne jemi në Berat për të sjell muzikën tek publiku duke e bashkuar atë me monumentet që qytetet kanë dhe fakti që vetë Berati është një monument bëri që të jemi sonte,” këtu u shpreh artisti i njohur.

Sicred