KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Timberlake edhe shkrimtar

Timberlake edhe shkrimtar

Justin Timberlake është tashmë këngëtar, aktor dhe balerin, por ylli është gati të shtojë një rol tjetër në jetën e tij, të bëhet shkrimtar. Timberlake njoftoi në mediat sociale se do të publikojë librin e tij të parë në tetor. “Kam disa lajme! Kam kohë që punoj dhe jam i lumtur t’ju tregoj librin tim të parë “-shkruan këngëtari. Në website-n e librit thuhet se ai do t’u japë lexuesve mundësinë për të parë procesin krijues të Timberlake përmes një koleksioni të imazheve nga arkivat e tij personale, duke filluar nga fëmijëria e tij në Tenesi deri në ditët e sotme. Botuesi Harper Collins shton se libri do të flasë për shumë aspekte të fëmijërisë së tij, përfshirë dashurinë e hershme të Timberlake për muzikën dhe frymëzimin pas shumë këngëve dhe albumeve të tij të goditura, si dhe procesin e shkrimit të këngëtarit dhe marrëdhëniet e tij personale me djalin dhe familjen.
37 vjeçari u bë i famshëm për herë të parë si një anëtar i “Mickey Mouse Club” dhe më pas si vokalist i grupit “ENSYNC”. Ai këndoi me grupin nga viti 1995 deri në vitin 2002, para se të dilte solo dhe të publikonte pesë album. Më pas fituesi 10 herë i çmimit Grammy u martua me aktoren Jessica Biel më 2012. Ata mirëpritën në jetë djalin Silas në vitin 2015.

Sicred