KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tillerson: SHBA qëndron kundër gjithkujt që kryen krime kundër njerëzimit

Tillerson: SHBA qëndron kundër gjithkujt që kryen krime kundër njerëzimit

Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tillerson, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë kundër gjithkujt që kryen krime kundër njerëzimit dhe njerëzve të pafajshëm kudo në botë. Sekretari Tillerson nënkuptonte në deklaratë regjimin sirian dhe sulmin kimik të javës së shkuar, duke shfrytëzuar mundësinë që iu dha për të nderuar viktimat e nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore në fshatin Sant Ana në Itali. Zoti Tilleron vendosi një kurorë me lule në memorialin kushtuar viktimave, ndërkohë që ndodhet në Itali për samitin e ministrave të jashtëm të 7 vendeve më të industrializuara, të cilat do të diskutojnë për dy ditë me radhë për krizën siriane.

Sicred