KRYEFAQJA » LAJME » Tillerson: SHBA mbeten të përkushtuara ta ndihmojnë Kosovën
Tillerson: SHBA mbeten të përkushtuara ta ndihmojnë Kosovën

Tillerson: SHBA mbeten të përkushtuara ta ndihmojnë Kosovën

Administrata e re amerikane ka konfirmuar mbështetjen e SHBA për Kosovën. Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson uroi me anë të një mesazhi 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan kam kënaqësinë të uroj qytetarët e Kosovës në 9 vjetorin e pavarësisë që festohet më 17 Shkurt”, shkruhet në mesazhin e zotit Tillerson. “SHBA-të vlerësojnë miqësinë e ngushtë me Kosovën, të bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne duartrokasim progresin që qytetarët e Kosovës kanë arritur në zhvillimin e demokracisë dhe institucioneve multietnike përgjatë 9 viteve të pavarësisë”, theksohet në mesazh. “Ne po shohim sesi Kosova po vazhdon të punoj për të forcuar zbatimin e ligjit, luftën kundër ekstremizmit dhe ndërtimin e marrëdhënieve pozitive me fqinjët e saj. SHBA mbeten të përkushtuara ta ndihmojnë Kosovën që të ketë sukses dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në kërkim të paqes dhe prosperitetit”, përfundon mesazhi Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sicred