KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tillerson: Rusia po inkurajon terroristët!
rex tillerson, sekretari amerikan i shtetit, rusi, siri, sulme terroriste, assad, regjimi

Tillerson: Rusia po inkurajon terroristët!

Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera por jo të habitura” nga qëndrimi i Rusisë mbi sulmin amerikan ndaj një baze ajrore siriane, që dyshohej se magazinonte armë kimike. Aleati më i madh i Sirise, Rusia, akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka inkurajuar terroristët me këtë akt, por sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson ka shprehur keqardhje për këtë reagim. Sipas tij, kjo dëshmon mbështetjen e vazhdueshme ruse ndaj regjimit të Assad, që kryen sulme të tmerrshme ndaj vetë popullit sirian. Të paktën 6 persona raportohen të jenë vrarë në sulmet amerikane me raketa një ditë më parë. Kjo goditje erdhi pas sulmit kimik të së martës në Idlib, ku 89 persona humbën jetën, mes tyre 18 gra e 33 femijë. Ndërkaq, Moska ka vendosur t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi, duke perforcuar mbrojtjen kundër-ajrore në Siri. Do të mbyllet gjithashtu edhe një linje komunikimi me Shtetet e Bashkuara, e projektuar për të shmangur përplasjet mes forcave ajrore ruse e amerikane mbi Sirinë. Një anije luftarake ruse ka hyrë në Mesdheun Lindor të premten, dhe raportohet se po i drejtohet dy gjuajtësve të Marines Amerikane, që organizuan edhe sulmet me raketa në Siri. Ndërsa në seancën e Këshillit të Sigurimit Moska akuzoi ashpër Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombetar duke goditur ushtarakisht regjimin e Damaskut. «SHBA ka sulmuar territorin sovran të Sirisë. E cilësojmë këtë sulm një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe një akt agresioni», deklaroi përfaqësuesi i Moskës në OKB, Vladimir Safronkov gjatë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në fokus sulmi amerikan. Kreu i OKB-së, Franca dhe Britania e Madhe ishin pro nje zgjidhje politike në Siri. Kurse sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për maturi dhe theksoi se nuk kishte zgjiedhje tjetër me politike ndaj një lufte që po shkatërron Sirinë.

Sicred