KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tillerson: Presion Pakistanit përsa i përket mbështetjes së talebanëve të Afganistanit

Tillerson: Presion Pakistanit përsa i përket mbështetjes së talebanëve të Afganistanit

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tillerson ka rritur presionin mbi Pakistanin përsa i përket mbështetjes së talebanëve të Afganistanit. Pakistani mohon se strehon talebanët, por zoti Tillerson parlajmëroi se ky vend mund të humbasë privilegjet amerikane nëse qeveria e tij nuk arrin të ndryshojë qëndrim. Deklarata e Tillerson pasoi atë të bërë nga Presidnti Tramp, i cili u zotua se do të angazhonte forcat amerikane për të mbështetur ato afgane që luftojnë me rebelët. SHBA-të janë një aleat kyç për Pakistanin, vend i cili gëzon një status të veçantë si partner jo anëtar i Natos dhe që ka marrë miliarda dollarë ndihma. Por Tillerson u shpreh se kjo do të vihej në diskutim nëse Pakistani nuk ndryshon qëndrimin apo përqasjen kundrejt organizatave të shumta terroriste të cilat gjejnë një parajsë të sigurtë në Pakistan. “Është në interes të Pakistanit të ndërmarrë këto veprime”, u shpreh sekretari amerikan i shtetit, i cili gjithashtu theksoi se një Pakistan i qëndrueshëm do të ishte në interes të SHBA-ve dhe vendeve të tjera. “Ata kanë fuqi bërthamore dhe ne jemi të shqetësuar rreth sigurisë së armëve të tyre”, tha Tillerson. Sipas tij, talebanëve duhet t’u bëhet e qartë se ata nuk mund të arrijnë fitore në fushën e betejës në Afganistan. Por sugjeroi se as SHBA-të nuk munden. “Ne ndoshta nuk fitojmë por as ju nuk do të fitoni”, theksoi ai, duke shtuar se së shpejti do të mbahen negociata për t’i dhënë fund konfliktit.

Sicred