KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tillërson në largim paralajmëron për sjelljet dhe veprimet shqetësuese të Rusisë

Tillërson në largim paralajmëron për sjelljet dhe veprimet shqetësuese të Rusisë

Në një deklaratë për mediat pasi u shkarkua nga presidenti Donald Tramp, Reks Tillërson ka paralajmëruar për sjelljet dhe veprimet shqetësuese të Rusisë. Duke folur para gazetarëve në Departamentin e Shtetit, zoti Tillerson tha se ishte bërë një punë e mirë për marrëdhënie më të mira me Kinën si dhe në drejtim të programit të armëve bërthamore të Koresë së veriut, por ai shtoi se mbetet akoma shumë punë për t’u bërë për t’iu përgjigjur sjelljes dhe veprimeve të qeverisë ruse. ” Rusia duhet të vlerësojë me kujdes se si veprimet e saj janë në interesin e popullit rus dhe botës. Ndjekja e trajektores së tyre aktuale ka shumë gjasa t’i cojë ata drejt një izolimi më të madh, një situatë kjo që nuk është në interesin e askujt” u shpreh Tillerson. Megjithëse zoti Tillerson nuk do të largohet zyrtarisht deri në datën 31 mars, zëvendësi i tij Xhon Sallivan do të drejtojë Departamentin e Shtetit deri në konfirmimin zyrtar të zotit Majk Pompeo, drejtor i CIA-s. Zoti Tillerson, i cili u shkarkua dje nga Presidenti Tramp, nuk falënderoi këtë të fundit për bashkëpunimin dhe as nuk vlerësoi politikat e tij. Me një pamje pak të tronditur, zoti Tillerson tha se kishte folur me presidentin për të siguruar qartësi për ditët e ardhshme. “Gjëja më e rëndësishme është të sigurojmë një tranzicion të qetë dhe të rregullt në një kohë gjatë së cilës vendi vijon të përballet me sfida thelbësore të politikave dhe sigurisë kombëtare” u shpreh ai.

Sicred