KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tillerson mbërrin në Ukrainë
Tillerson mbërrin në Ukrainë

Tillerson mbërrin në Ukrainë

Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tillerson, ka arritur të dielën në Kiev të Ukrainës, për takime me presidentin e këtij vendi, Petro Poroshenko, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë. Kjo është vizita e tij e parë në Ukrainë në postin e sekretarit amerikan të shtetit. “Ukraina ka kaluar rrugë të gjatë, por duhet të bëjë më tepër”, tha Tillerson kur arriti në Kiev. Në këtë kuadër ai theksoi se “e gjithë kjo është për ta siguruar të ardhmen e Ukrainës, duke e bërë atë vend terheqes për investitorë”. Në vizitën e tij në Ukrainë, Tillerson shoqërohet nga Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO, i cili është emëruar si i dërguar special për negociata për implementimin e Marrëveshjeve të Minskut, lidhur me konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Sicred