KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tillerson Koresë së Veriut: “Ne nuk jemi armiku ju, nuk jemi kërcënimi juaj”

Tillerson Koresë së Veriut: “Ne nuk jemi armiku ju, nuk jemi kërcënimi juaj”

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tillerson ka bërë dje thirrje për dialog me Korenë e Veriut. Gjatë një komunikimi me mediat, Tillerson u tha gazetarëve se Shtetet e bashkuara nuk synojnë të rrëzojnë qeverinë e Koresë së Veriut dhe as të përdorin forcë ushtarake atje. “Ne nuk kërkojmë të ndryshojmë regjimin, nuk kërkojmë rrëzimin e tij, nuk kërkojmë një ribashkim të përshpejtuar të gadishullit dhe nuk kërkojmë ndonjë justifikim për të dërguar ushtrinë tonë në veri të paralelit 38”, tha Tillerson. “Po përpiqemi t’i përcjellim koreanëve veriorëve mesazhin se: Ne nuk jemi armiku ju, nuk jemi kërcënimi juaj. Por ju po paraqisni një kërcënim të papranueshëm ndaj nesh dhe ne na duhet t’i përgjigjemi këtij kërcënimi”, theksoi më tej sekretari amerikan i shtetit, i cili më pas shtoi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se në një pikë të caktuar, Korea e Veriut do të kuptojë dhe do të ulet për dialog. Sekretari Tillerson bëri të ditur se administrata është përpjekur të ushtrojë një presion të paqtë mbi Korenë e Veriut, ndonëse sic u shpreh ai, “opsionet në dispozicionin tonë janë të kufizuara, veçanërisht nëse mendojmë se po veprojmë brenda një periudhe të shkurtër kohore”. Toni pajtues dhe theksi mbi dialogun është në kontrast me deklaratat e presidentit Tramp i cili ka shprehur acarim për vijimin e programit të testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi nga Korea e Veriut. Senatori republikan Lindsi Graham është shprehur se Tramp i ka thënë atij se nëse Peniani vijon përpjekjet për të goditur SHBA-të me raketë ndërkontinentale balistike, kjo do të çonte në luftë mes dy vendeve.

Sicred