KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tillerson: India, partner strategjik i SHBA-ve

Tillerson: India, partner strategjik i SHBA-ve

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tillerson është shprehur se vendi i tij do të thellojë bashkëpunimin me Indinë përballë influencës në rritje të Kinës në Azi. Ai e përshkroi Indinë si një partner strategjik, duke shtuar se SHBA-të nuk do të kenë të njëjtën marrëdhënie me Kinën, e cila është një shoqëri jo demokratike. Tillerson tha se Pekini vepronte ndonjëherë jashtë konventave ndërkombëtare, duke cituar si shembull mosmarrëveshjen për Detin e Kinës Jugore. Komentet e Tillerson erdhën pak para vizitës që ai do të kryejë në Indi javën e ardhshme. Ndërkohë, Presidenti Donald Tramp do të vizitojë në nëntor një numër vendesh aziatike, përfshi edhe Kinën. Duke folur në qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington, zoti Tillerson u shpreh se SHBA-të kërkojë të kenë marrëdhënie konstruktive me Kinën, por nuk do të frikësohen nga sfidat që Kina i paraqet rendit të bazuar mbi rregullat dhe ku Kina minonte sovranitetin e vendeve fqinje. Tillerson gjithashtu i përshkroi SHBA-të dhe Indinë si dy partnerë globalë të cilët jo vetëm që ndajnë qëndrime të përafërta për demokracinë por edhe vizione të ngjashme për të ardhmen.

Sicred