KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tillerson: “Durimi strategjik i Amerikës ndaj Koresë së Veriut ka përfunduar”!

Tillerson: “Durimi strategjik i Amerikës ndaj Koresë së Veriut ka përfunduar”!

“Durimi strategjik i Amerikës ndaj Koresë së Veriut ka përfunduar”! Kjo ka qenë  deklarata e Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, gjatë një vizite në Korenë e Jugut. “Të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe SHBA-ja po planifikon një sërë veprimesh të reja diplomatike dhe masash ekonomike”, tha ai. Koreja e Veriut ka ngjallur shqetësim jo vetëm në rajon por në mbarë botën pas testeve të fundit bërthamore, në të cilat ishte i pranishëm edhe vetë lideri i shtetit vetmitar, Kim Jong-un. Deklarata e bujshme e Tillerson u bë menjëherë pas vizitës në një zonë të çmilitarizuar që ndan dy Koretë.

Sicred