KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tillerson: Do të jem në krye të detyres

Tillerson: Do të jem në krye të detyres

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka hedhur poshtë të gjithë zërat se nuk të jap dorëheqjen nga postin e tij aktual gjatë 2018-tës, megjithë spekulimet se ai do të mund të largohej së shpejti, për shkak të raporteve të tensionuara me presidentin, Donald Trump. Në një intervistë për CNN, Tillerson tha se mendon se administrata Trump kishte një vit “shumë të suksesshëm” gjatë 2017-tës dhe se tani është duke i zbatuar politikat për të cilat theksoi se do të çojnë në vit “shumë të suksesshëm 2018”. Kjo intervistë e zyrtarit të lartë të administratës Trump ka konçiduar me daljen nga shtypi të një libri tejet kritik për vitin e parë të presidentit Trump. Në këtë libër, presidenti portretizohet si lider me sjellje si të një fëmije dhe i ka shtruar pyetjet e reja për aftësinë e tij për të udhëhequr zyrë publike. I pyetur se a mendon se Trump është i aftë për president, Tillerson theksoi se “kurrë nuk e kam vënë në pyetje aftësinë e tij mendore”.

Sicred