KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tiger Woods përfundon në polici

Tiger Woods përfundon në polici

Tajgër Uds është arrestuar të hënën pasi ka bërë një aksident me makinë. Sipas policisë, golfisti amerikan ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Kampioni i golfit, që mban 14 tituj botërorë është mbajtur në rajon për disa orë dhe më pas është lënë i lirë. Kjo nuk është hera e parë që Uds bëhet protagonist jashtë fushës së golfit. Ai u bë protagonist i kronikave rozë, kur në 2009 shpërthyen akuzat për marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, gjë që çoi në divorcin me gruan e tij. Ky skandal i kushtoi Uds prishjen e një sërë marrëveshjesh fitimprurëse, duke sjellë edhe largimin e disa sponsorëve. Menjëherë pasi është liruar, Tajgër Uds ka sqaruar se nuk ka qenë nën dikimin e alkoolit apo drogës. Por ka qenë një reaksion i papritur i ilaçeve. Duket se përzierja e ilaçeve ka sjellë edhe turbullimin e tij ndërsa ishte duke i dhënë makinës. Kampioni amerikan i golfit po mjekohet pasi në prill bëri ndërhyrjen e katërt kirurgjikale, pas dëmtimit, gjë që e ka lënë jashtë fushave të golfit. Megjithatë ai ka marrë përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij dhe i ka kërkuar ndjesë familje, miqve dhe tifozëve të tij. Tajgër Uds mbetet një nga sportistët më të paguar në botë. Ai renditet në vendin e 12-të me 45.3 milionë dollarë të ardhura në vit.

Sicred