KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tifozët e Leister protestë me maska për dënimin e Vardit
vardi

Tifozët e Leister protestë me maska për dënimin e Vardit

Në prag të ndeshjes së kampionatit anglez, midis Leister dhe Everton, tifozët e kampionëve në fuqi, kanë realizuar një formë proteste për dënimin me tre ndeshje radhazi të Xhemi Vardit, për ndërhyrjen që bëri ndaj Diuf, gjatë ndeshjes me Stok Sitin. Ata kanë stampuar 30 mijë maska me fytyrën e Vardit dhe i kanë vënë në të gjitha stolat e stadiumit të tyre, King Power. tifozët dhe klubi mendojnë se ndërhyrja nuk ka qenë aq e rëndë për ta dënuar futbollistin e tyre me 3 ndeshje skualifikim. Pasi është refuzuar apelimi i klubit për zvogëlimin e dënimit, të gjithë tifozët, para ndeshjes me Stok Sitin kanë vendosur maskat, madje edhe vetë Vardi, i pranishëm në tribunë ka qenë I detyruar ta vendosë maskën.

Sicred