KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » TIFF- një rrugë direkte për “Oskar”

TIFF- një rrugë direkte për “Oskar”

Akademia “Oscar” ka përzgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë i njohur ndryshe si TIFF, si një nga festivalet zyrtare te Akademisë që ka atributin e nominimit për “Oscar” për Çmimin e filmit të shkurtër. Drejtori i këtij festivali Agron Domi, i cili sapo ka shpallur hapjen e aplikimeve për edicionin e 16-të të TIFF përveç entuziasmit për këtë lajm vlerëson potencialet që hapen për kineastet. “Nuk është një lajm që thjesht gëzon festivalin në aspektin kualitativ, por është një avantazh i madh për rajonin, për Ballkanin, Shqipërinë dhe Kosovën, apo filmat që vijnë në shqip. Kjo është një mundësi për të penetruar në nominimet “Oskar” që është një mundësi e madhe njohje promocioni jo vetëm të autorit, apo autorëve, por edhe vendit nga vjen” tha Agron Domi, Drejtor festivali TIFF
Ndër të tjera kjo i jep TIFF, si i vetmi festival ndërkombëtar i filmit në Ballkan, jo vetëm mundësinë për të sugjeruar film të shkurtër për “Oscar”, por edhe një reputacion të lartë për të shfaqur premiera të filmave Europian dhe jo vetëm. Të njëjtën rrugë ndoqi dhe filmi i shkurtër nga Kosova “Shok” i cili u nominua për “Oscar” nga një festival i tillë. “Rasti i filmit “Shok” tregoi se çfarë jehone patyi filmi vetë, Kosova për këtë ngjarje kaq të rëndësishme” tha zoti Domi.
Janë vetëm 84 festivale të rëndësishme ndërkombëtare që fituesi i tyre në short category nominohet për “Oscar” animation, fiction ose documentary.” Pra fituesi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, që do ta marrë çmimin për “Filmin më të Mirë”, do të kualifikohet për shqyrtim në kategorinë e filmit të shkurtër për “Oscar”.

Sicred