KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Thyen sanksionet, OKB ndalon ankorimin e katër anijeve
Palermo, ndalohet 20 ton drogë në një anije me flamur panamez

Thyen sanksionet, OKB ndalon ankorimin e katër anijeve

Kombet e Bashkuara kanë ndaluar katër anije që të ankorohen në çdo port të botës, pasi u provua se ato kishin dhunuar sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut. Koordinatori i panelit të OKB-së për sanksionet ndaj vendit komunist, e quajti të paprecedent faktin që katër anijet kishin transportuar mallra të ndaluara drejt Koresë së Veriut. Katër anijet janë Petrel 8, Hao Fan 6, Tong San 2 dhe Jie Shun.
Vendimi për ndalim ankorimi u bë i ditur pas takimit të së hënës të këshillit të sigurimit. Megjithatë ai nuk u shoqërua me ngrirjen e aseteve apo me ndalimin e udhëtimit në det. Një rezolutë e OKB-së e miratuar në muajin gusht ndaloi eksportin e qymyrit, peshkut dhe hekurit nga Korea e veriut, Muajin e shkuar, Këshilli i Sigurimit miratoi ndalimin e eksporteve të tekstileve si dhe importin e naftës në vendin komunist. Kufizimet pasuan testin e gjashtë bërthamor të ndërmarrë nga Peniani si dhe lëshimin e dy raketave mbi territorin japonez. Masat shtrënguese janë nënshkruar edhe nga partneri kryesor ekonomik i vendit komunist, Kina, si dhe nga Rusia.

Sicred