KRYEFAQJA » LAJME » Thirrja e Berishës në gjyqin e Shullazit, Basha e Tahiri replikojnë mes tyre
Basha: Dorëheqja e Tahirit - një akt hileqar të kryeministrit për të mashtruar partnerët

Thirrja e Berishës në gjyqin e Shullazit, Basha e Tahiri replikojnë mes tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas zhvillimeve në gjyqin Shullazi. “Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plote me njëri- tjetrin kërkojnë deshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi, por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku” thekson Basha. “Ti kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten”, nënvizon Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha .

Ndërkohë ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Basha. “Mirëprita thirrjen e Gjykatës për të dëshmuar. “Keqardhje për lojën e Prokurorisë për të bërë politikë me një proces gjyqësor që duhet të përfundojë me dënimin e kujtdo që ka kërcënuar kandidatin për rektor, keqardhje akoma më shumë për Lulzim Bashën që me sulmet politike, po ë ben nderin më të madh krimit” thekson Sajmir Tahiri në statusin e tij në Facebook.

Sicred