KRYEFAQJA » LAJME » Thethi-Turizmi mes problemeve të shumta

Thethi-Turizmi mes problemeve të shumta

Thethi është fshati turistik me të cilin një pjesë e madhe e shqiptarëve ndjehen krenar përpara të huajve. I ndodhur në zemër të alpeve në zonën e Dukagjinit në Shkodër, ai fshat turistik me potenciale tejet të mëdha vijon që të jetë në një harresë totale. Problemet që ka ai fshat janë të shumta. Energjia elektrike dhe rruga tejet e amortizuar janë dy problemet kryesore.

Pjetër Luca, një 78 vjeçar rrëfen se në këto kushte, nuk mund të zhvillohet turizmi ndaj kërkon që të ndërhyjë shteti për furnizimin e duhur me energji elektrike dhe rikonstruksionin e rrugës. Pronarët e bujtinave dhe banorët shprehnin revoltën e tyre për furnizimin e dobët me energji elektrike dhe shpenzimet dyfish që bëjnë me gjeneratorë, në Theth kishte zbritur një grup i OSHEE drejtuar nga Gëzim Vjerdha, përgjegjës edhe për atë zonë me ndarjen e re administrative.

Banorët e fshatit i druhen situates, sepse për dy vite numri i turistëve atje mund të bjerë ndjeshëm për shkak të mungesës së energjisë elektrike, rrugës dhe problemeve të tjera që kanë.

Sicred