KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Thethi; Mes bukurisë dhe nevojave për ndryshim

Thethi; Mes bukurisë dhe nevojave për ndryshim

Megjithëse në ditët e para të sezonit, fshati turistik i Thethit në bashkinë e Shkodrës, është i populluar në masë nga vizitorët e huaj, të apasionuar ndaj turizmit malor, që vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe shprehen të befasuar nga ajo çfarë ofrojnë alpet shqiptare. Një turist gjerman shprehet: “Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Jam që një ditë më parë me famijlen, gruan dhe dy femijët, këtu në Theth . Impresioni i parë që na la ky vend është ai i një vendi shumë të bukur, njerëz të këndshëm dhe miqësorë. Po ia kalojmë shumë mirë.” Pavarësisht rrugës tejet të amortizuar në një gjatësi prej 15 kilometrash, gjatë vitit të shkuar, Thethi u vizitua nga afro 70 mijë turistë, ndërkohë që për sezonin e sivjetshëm turistik, pritshmëritë janë për një fluks edhe më të lartë. Adminsitratori i njësisë Petrit Arra, thotë se, “Pritshmëritë janë shumë të larta, sidomos tani që rezervimet bëhen edhe online. Para pak ditësh, Thethi është shpallur dhe park historik, dhe gjithmonë e më shumë njerëz po kërkojnë me ardh. Nga infrastruktura me thënë të drejtën kemi shumë probleme.” Resurset natyrore të Thethit së bashku me trashëgiminë kulturore dhe historike kanë tërhequr vazhdimisht edhe vëmendjen e organizmave ndërkombëtare që kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit. Një ditë më parë ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, në vizitën e saj të parë në Theth, prezantoi një projekt të BE-së që synon zhvillimin e turzimit vendor në katër zona të vendit ku bën pjesë edhe kjo pjesë e Alpeve të Shqipërisë.

Sicred