KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Thesaret e AQSH në Muzeun Historik Kombëtar

Thesaret e AQSH në Muzeun Historik Kombëtar

Arkivi Qendror Shtetror dhe Muzeu Historik Kombëtar po e intensifikojnë bashkëpunimin. Një marrëveshje e nënshkruar së fundi parashikon që në muze të ekspozohen dokumente origjinale, apo objekteve muzeale, pjesë e pasurisë së Arkivit Qëndror Shtetëror. Ekspozimi do të bëhet bazuar në një kalendar të mirëpërcaktuar për vitin 2018-të në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtori i tij Dorian Koçi e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm vijimin e bashkëpunimit. “E kemi filluar këtë bashkëpunim edhe më herët siç ishte ekspozita e vulave të shtetit shqiptar dhe shpresojmë të ketë edhe ekspozita të tjera për të nxjerrë në pah vlerat e trashëgimisë tonë kulturore, historike, muzeale që ndajnë dy institucionet”.
Ardit Bido, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, specifikon cilat nga pasuritë do të jenë objekt ekspozimi, një pjesë e të cilave për herë të parë. “Të gjitha objektet muzeale janë përqëndruar, janë bërë pjesë e sektorit të promovimit. Jemi duke zhvilluar kalendarin e ekspozimit të të gjitha pasurive” tha zoti Bido. Ai njoftoi se ekspozita e rradhës do të jetë një koleksion i çmuar gramafonësh. “Ka pasuri që janë ekspozuar shumë rrallë, por shumica asnjëherë” tha zoti Bido.
Pak kohë pas firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit, vjen marrëveshja e detajuar mes institucioneve për zbatimin e projekteve të përbashkëta e firmosur të merkurën, duke përcaktuar e lehtësuar procedurat e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sicred