KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Thertoret dhe baxhot e mbyllura shans të ri

Thertoret dhe baxhot e mbyllura shans të ri

Ministria e Bujqësisë u ka bërë sërish thirrje thertoreve të plotësojnë standartet, në të kundërt do të marri masa të ashpra. Ndërkohë ajo i fton të gjithë personat e interesuar të aplikojnë për subvencione jo vetëm për thertore, por edhe për aktivitete të tjera ku përpunohet mishi dhe nënproduktet e tij. Ministri Niko Peleshi tha nga Korça se ministria jep një grant jo të vogël, nga 100-200 milionë lekë për riparime dhe ndërtime të thertoreve të reja. Këto të fundit do të ngrihn në Kukës dhe Dibër, ku mungojnë. Zoti Peleshi tha se kjo është një mundësi e re për të gjitha thertoret e mbyllura.
Në qarkun e Korçës në muajin nëntor u mbyllën 6 thertore nga AKU të cilat pas një kontrolli të hollësishëm doli se nuk plotësonin standartet dhe kushtet higjeno sanitare për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Sicred