KRYEFAQJA » LAJME » Theresa May viziton sot Turqinë
Britani e Madhe: May e gatshme për një "hard" Brexit

Theresa May viziton sot Turqinë

Kryeministrja Britanike, Theresa May viziton sot Turqinë për të diskutuar lidhur me marrëveshjet tregtare, duke qenë se vendi i saj po shkon drejt daljes nga Bashkimi Evropian. “Kryeministrja britanike, May do të takohet me presidentin Turk, Erdogan gjatë udhëtimit të saj njëditor në Ankara”. Ajo do të takohet për një darkë pune me kryeministrin Turk, Jildirim para se të largohet nga vendi. Turqia është një vend kandidat për t’u  bërë pjesë e Bashkimit Evropian, edhe pse kërkesa e saj për anëtarësim ka ngecur dhe marrëdhëniet me Brukselin dhe vendet kryesore si Gjermania janë tensionuar shpesh, për shkak të shqetësimeve lidhur me çështjet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Sicred