KRYEFAQJA » LAJME » Thellohen përplasjet në PD, kundërshtarët e Bashës kërkojnë sërish dorëheqjen e tij
Opozita do të vazhdojë aksionin e saj jashtë parlamentit

Thellohen përplasjet në PD, kundërshtarët e Bashës kërkojnë sërish dorëheqjen e tij

Përplasja brenda PD duket se po thellohet më tej. Pas zhvillimeve intensive të ditës së mërkurë kur drejtuesit aktualë të PD shpallën zgjedhjet e reja për kreun e ri të PD, anëtarët përfaqësues politikë të dy deklaratave të një dite më parë kanë reagur sërish.
Me anë të një deklarate ata të publikuar në orët e vona të mbrëmjes, ata këmbëngulin se
“Vetëm dorëheqja e menjëhershme e kryetarit Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt një procesi gjithëpërfshirës analize për të nxjerrë shkaqet e humbjes fatale dhe mungesës së mbi 200 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit”.
Nëshkruesit e deklaratave theksojnë se “e konsiderojmë të pamoralshëm, antistatutor dhe të pambështetur në asnjë traditë europiane, fshehjen e përgjegjësisë së kryetarit Basha, pas aktit qesharak të “vetëngrirjes””. “Nuk ka asnjë nen të librit të rregullave të Partisë Demokratike, ku mbështetët vendimi i Lulzim Bashës, i cili flet për delegim të funksioneve organizative, që nuk ia atribuon statuti, tek dy nënkryetarët e tij” shënohet në deklaratë.
Gjithashtu në deklaratë akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nën kryetarëve, ndërsa kujtohet se mungon firma e sekretarit të përgjithshëm, konsiderohet “uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesië së PD”.
Nënshkruesit e deklaratës vlerësojnë se i gjithë procesi nxirret që në fillim jashtë normave dhe përcaktimeve statutore duke e bërë atë jo transparent dhe të manipulueshëm. “Dorëheqja e kryetarit Lulzim Basha, është e vetmja mundësi për të ndërprerë procesin antistatutor mbi të cilin po organizohen zgjedhjet dhe për të rikthyer besushmërinë jetike tek ai. Përndryshe Zoti Lulzim Basha mbetet përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit përfundimtar të PD” theksojnë deklaruesit. Pak orë më parë ish kreu i PD Berisha deklaroi në një mesazh të tij se “Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT”.

Sicred