KRYEFAQJA » LAJME » Thellohen debatet në universitetin e Tiranes

Thellohen debatet në universitetin e Tiranes

Një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni i ka kërkuar kryeprokurores Arta Marku hetim të detajuar për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni të arsimit të lartë nga 2008. Për Rektorin Koni bllokimi i punës është i qëllimshëm dhe ai bëhet nga stafi i ish rektorit të këtij Institucioni Dhori Kule. Nga ana tjetër Dekanët e 4 fakulteteve siç është ai drejtësisë, ekonomisë, shkencave sociale dhe gjuhëve të huaja duke renditur shkeljet ligjore që ka bërë rektori Koni i kanë kërkuar ministres Nikolla shkarkimin e tij. Rektori Koni ka akuzuar edhe ministrinë e arsimit, që edhe pse është njoftuar vazhdimisht për shkeljet e bordit dhe administratorit të universitetit nuk ka vepruar. Koni ka kërkuar ndryshimin e ligjit. Sipas tij bordi i administrimit duhet të ketë varësi nga senati dhe jo nga ministria e arsimit, ndërsa dekanët mendojnë të kundërten ata po presin të vihet në zbatim ky ligj.

Sicred