KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “The Shape of Water” fiton katër Çmime “Oskar”

“The Shape of Water” fiton katër Çmime “Oskar”

Pas një spektakli dhe parakalimi mbi Tapetin e Kuq, mbrëmja gala e ndarjes së Çmimeve Oscars ka shpallur edhe fituesit e saj për çdo kategori. Ky ishte edicioni i 90-të i Oscar Awards, ceremonia e të cilit u mbajt në Dolbi Thietër në Hollywood. “The Shape of Water” ka qenë filmi me më shumë Çmime Oscar të fituar në këtë edicion të 90, me plot 4 të tillë, përfshi filmin më të mirë dhe drejtorin më të mirë. “The Shape of Water”, është një film nga regjisori Guillermo del Toro, që flet për një grua pastruese, e cila bie në dashuri me një krijesë të çuditshme të lumi. Gary Oldman fitoi Oscar si aktori më i mirë për rolin e tij si udhëheqësi britanik i kohës së luftës, Winston Churchil, në filimin “Darkest Hour”. Frances McDormand, ndërkaq, mori Oscar si aktorja më e mirë për rolin në filmin “Three Billboards Outside Ebing, Misuri”. Oscari është çmimi më prestigjioz i industrisë së filmit.

Sicred