KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “The Irish Examiner”: Shqipëria, një destinacion turistik për t’u vizituar
Qeveria dorëzon në kuvend ndryshime në ligjin e turizmit

“The Irish Examiner”: Shqipëria, një destinacion turistik për t’u vizituar

Bregdeti shqiptar që shtrihen përgjatë detit Adriatik dhe atij Jon është bërë gjithnjë e më tërheqës si një destinacion pushimesh gjithë diell për familjet italiane gjatë dekadës së fundit. Me malet e thyera dhe pemët e lashta të ullirit të cilat shtrihen deri aty ku zë fill deti, çdo pjesë e këtij bregdeti është po aq i bukur sa edhe peisazhi grek. Kështu e ka përshkruar gazetarja irlandeze Ellie O’Byrne udhëtimin e saj nëpër Rivierën shqiptare të pasqyruar në një reportazh të publikuar në “The Irish Examiner”, ku ajo u sugjeron bashkëkombasve të saj të udhëtojnë për në vendin dikur të izoluar nga regjimi paranojak komunist të Enver Hoxhës dhe ku pavarësisht problemeve akoma evidente të infrastrukturës, turistët mund të shijojnë një eksperiencë unike kulturore dhe historike. Sipas gazetares, dielli, prodhimet e freskëta, njerëzit miqësor apo dhe sitet e bollshme e bëjnë Shqipërinë një vend që duhet vizituar. Ndër zonat e Rivierës që ofrojnë një eksperiencë unike, gazetarja cileson Syrin e Kaltër, çatite prej guri dhe kalanë e Gjirokastrës, kjo e fundit një dëshmi historike e sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Porto Palermo është një destinacion tjetër i lidhur me Ali Pashën, ku një kështjellë e fortifikuar duket se është padronia e vetme e një ishulli të vogël, ku nuk mungojnë tunelet e kohës komuniste të cilat përdoreshin për të strehuar nëndetëset e Enver Hoxhës. “Mund të themi se aty ‘Zoti i Unazave’ takon Xhejms Bondin”, cilëson O’Byrnë, e cila nuk le pa përmendur as rrënojat e monumenteve antike të Butrintit, një tjetër destinacion mjaft interesant, shkruan O’Bërn, e cila gjithashtu jep udhëzime për mënyrat e udhëtimit dhe akomodimit për në vendin Ballkanik, ku dielli është i nxehtë, deti i ngrohtë e mikpritës dhe çmimet e lira.

Sicred